Google ADS

Mustafa: Të gjithë qytetarët e Kosovës solidarizohemi me Turqinë në këto momente

16:42 | 30 Tetor 2020
Arbresh.info

Turqia është goditur nga një tërmet 6.6 ballë, ku si pasojë gjashtë persona kanë vdekur.

Të shumta ishin reagimet nga liderët botërorë, duke shprehur solidaritet me popullin turk, shkruan portali arbresh.info

Ndër ta edhe ish kryeministri e kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë dhe solidarizohen me Turqinë.

“I tronditur nga lajmi për tërmetin në Turqi, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shprehë ngushëllime popullit dhe shtetit të Turqisë për viktimat e kësaj katastrofe natyrore. Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Turqisë në këto momente të vështira. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre”, thuhet në telegramin e ngushëllimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme