Mustafa: Tani e kemi të qartë si loti se s’ka asnjë marrëveshje të fshehtë, Kurti t’i kërkojë falje popullit

22:07 | 27 Mars 2020
Arbresh.info

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa duke komentuar deklaratën e Administratës Amerikane, ka thënë se ajo ka sqaruar çasjen ndaj dialogut.

Derisa ai thotë se ka qenë e ulët të krijohet dyshim se administrata e Trump-it po përkrah ndryshim kufijsh.

“Edhe kur ka qenë dy herë Grenell edhe në takimet e tjera është deklaruar që SHBA nuk diktojnë asnjë politikë të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë dhe ata s’kanë në tavolinë ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve.

Kryeministri dhe të tjerët që kanë shpërndarë konfuzion të kërkojnë falje në radhë të parë ndaj SHBA-së, sepse LDK-së nuk i kërkojnë asnjëherë, ngase ata po angazhojnë një ushtri  që ta sulmojnë LDK-në me fjalët më të ulëta dhe më të ndotura, e mua personalisht.

Por, unë s’lodhem sepse e kam të qartë se ardhmëria e Kosovës s’mund të bëhet pa SHBA-të”, ka thënë Mustafa.

Ai tutje ka shtuar se LDK është deklaruar se nuk e përkrah asnjë marrëveshje që pretendojnë disa se ekziston, por që përkrahin dialogun që do të çonte në një njohje reciproke.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme