Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ftuar në emisionin “Pressing” të Televizionit T7, ka thënë se taksa nuk duhet të hiqet edhe pse nuk i ka bërë asnjë të mirë Kosovës. Sipas Mustafës Serbia nuk meriton me heqë taksën derisa të zbutet.
“Taksa nuk i ka bërë asnjë të mirë Kosovës. Serbia nuk meriton me e heqë tarifën. Ajo hiqet vetëm me kushte, kur Serbia i zbaton marrëveshjet që i kemi cekë, kur Serbia tërhiqet nga fushata kundër Kosovës, atëherë ne mund të ulemi dhe do të bisedojmë. Nuk kemi arsye që ta heqim taksën kur Serbia po sillet edhe ma keq është sjellur më parë, sidomos kur kemi parasysh rastet kur na detyrojnë të heqim tabelat apo mërgimtarët të presin në kufi. Taksa është vu dhe na ka fut në siklet me partnerët por tashmë e kemi këtu taksën. Kur të hymë në qeveri ne do t’i kompletojmë të gjitha masat e reciprocitetit. Nëse ata zbuten, edhe ne zbutemi”, ka thënë Mustafa.
Mustafa gjithashtu ka folur edhe për mardhënjet e tij me Vjosa Osmanin.
“Unë e vlerësoj sjelljen e Vjosës, ajo ka qenë shumë korrekte. Sa kam qenë në shërim ajo është lajmëruar disa herë në familje. Ato gjëra kanë kapërcyer sepse ne nuk mund ta ndërtojmë politikën tonë duke u bazuar në inate. Kur e marrim qeverisjen, sjelljet tona personale janë shumë të parëndësishme kur kemi parasysh obligimin kolektiv karrshi vendit”, ka sqaruar Mustafa.
Përveç Vjosës, Mustafa ka folur edhe për deklaratat e Hazirit në lidhje me dialogun me Serbinë, politikë kjo që e reklamon Thaçi.
“Pa marrë parasysh emrat, unë ju siguroj se LDK’ja nuk do të pranojë që dikush në emër të LDK’së të dialogoj për çështjen e territorit. Deklaratat që kanë dhanë individualisht i konsiderojmë deklarata jashtë qëndrimeve të LDK’së. Ne kemi sqaruar qëndrimit tonë, për dialog me Serbinë, për taksën etj. Çdonjëri që hyn në këtë proces duhet të dijë çka të përfaqësojë si politikë të LDK’së”, ka shtuar Mustafa.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit