Mustafa takohet me Administratorin e USAID-it, Green

15:42 | 12 Nëntor 2019
Arbresh.info

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarja Dr. Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë, Prof. Avdullah Hoti janë takuar me Administratorin e USAID-it, Mark Green, Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe Drejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno.

Kryetari Mustafa e falënderoi Administratorin Green për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës përmes projekteve zhvillimore.

Poashtu kryetari Mustafa shprehu mirënjohje për rolin e USAID-it në zhvillimin e Kosovës, forcimin e sistemit politik dhe atij të drejtësisë, nxitjen e një shoqërie civile dinamike dhe për zhvillimin ekonomik.

Kryetari Mustafa ka biseduar për projekte të cilat thellojnë bashkëpunimin me USAID-in, organizatë e cila promovon dhe demonstron vlera demokratike anembanë botës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme