Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi sot një takim virtual me menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, me udhëheqësen e Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (ARDP), Silvia Mauri, si dhe me përfaqësues të tjerë të këtij institucioni ndërkombëtar financiar.
“Në takim, ndër tjerash u fol edhe mbi Master Planin për ujitjen e tokave bujqësore, plan i cili duhet ta rrumbullakësoj çështjen e ujitjes për tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Ministri Mustafa, në takim shprehi zotimin e Qeverisë Hoti për ta mbështetur këtë mega projekt, si dhe kërkoi nga Banka Botërore të vazhdojë ta përkrahë MBPZhR-në dhe të vazhdojë t’i mbajë si prioritet nevojat e këtij sektori, në projektet e Bankës Botërore për ujitje dhe agrikulturë në Kosovë” ,bën të ditur kjo ministri, raporton arbresh.info.
Paolucci nga ana tjetër, tha se Banka Botërore e çmon punën që po bën ministri Mustafa dhe ekipi i tij në vazhdimin e zbatimit të projekteve që lidhen ngushtë me Bankën Botërore, duke shtuar se, fakti që së shpejti do të promovohet Master Plani për ujitjen e tokave bujqësore, tregon dedikim në punë të MBPZhR-së. Paoluci gjithashtu u zotua se do të kontribuojë vazhdimisht që projekti i Master Planit të realizohet.
Master Plani për ujitjen e tokave bujqësore, i cili pritet të promovohet së shpejti, paraqet një ndër projektet më të mëdha që pritet të realizohet në Kosovë, i cili kap vlerën 550 milionë euro./arbresh.info/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...