Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se kërkon nga subjektet politike bashkëpunim për gjetjen e një zgjidhje për postin Presidentit dhe sipas tij, kjo çështje nuk duhet ta çojë vendin në zgjedhje.
Mustafa ka thënë se për postin e presidentit është diskutuar edhe para shkuarjes së Thaçit në Hagë.
“Kemi diskutuar edhe para shkuarjes në Hagë të presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Veseli. Kemi bërë përpjekje që të gjejmë një zgjidhje e cila kishte me qenë zgjidhje me një përfshirje të gjerë të komunikimit dhe diskutimit lidhur me pozitën e ardhshme të presidentit në mënyrë që të mos jetë shkas i shkuarjes në zgjedhje të reja”, tha Mustafa për RTV21.
“Ne kemi komunikuar por nuk jemi ulur të komunikojmë drejtpërsëdrejti sepse kemi vlerësuar që edhe PDK-së i nevojitet një periudhë që të merret me çështje e tyre sepse nuk është lehtë që kryetari të shkojë në Hagë dhe sigurisht atyre iu nevojitet kohë e konsolidimit”, tha ai.
I pyetur nëse ai do të jetë kandidati i LDK-së për President, tha se në subjektin e tij politik nuk është biseduar për postin e të parit të shtetit.
“… Të kemi në kandidat të pavarur për President të vendit. Ta gjejmë një figurë që merr përkrahjen e shumicës së partive politike”, tha ai.
Mustafa ndër të tjera ka folur edhe për Gjykatës Speciale, dialogun me Serbinë, dhe mundësinë për zgjerimin e koalicionit qeverisës.
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë