Mustafa sot iu prezanton deputetëve të LDK-së qeverinë e re, ka këtë kërkesë për ta

09:55 | 28 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të zhvillojë sot një takim me Grupin Parlamentar të partisë së tij, për t’ua paraqitur kabinetin qeverisës dhe për të marrë aprovimin e tyre.

Takimi, do të mbahet sot në orën 11:00 në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kështu kanë të ditur për arbresh.info, nga zyra e LDK-së.

“Po, takimi do të mbahet tek zyra e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në ora 11:00”, thuhet nga zyra e LDK-së.

Deputetët e LDK-së do të shohin përbërjen e qeverisë së re, me emra konkret dhe të gjitha detajet e marrëveshjes, të cilat akoma nuk janë bërë të ditura për publikun.

Me deputetët e LDK-së, Isa Mustafa do të flas edhe për votimin e kësaj qeverie, duke ditur se i ka disa që kanë votuar kundër në Këshill të Përgjithshëm. Deri tash nuk mësohet nëse Vjosa Osmani do të jetë pjesë e takimit, duke ditur që ajo haptazi ka shprehur kundërshtimin. Janë edhe tre deputetë të tjera që janë në dyshim nëse do ta votojnë qeverinë e Avdullah Hotit.

Ndërkohë, mësohet se seanca për votim të kësaj qeverie pritet të mbahet të mërkurën, pas takimeve me grupet parlamentare të partive që pritet ta votojnë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme