Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se si LDK nuk kanë ndonjë koment negativ për deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, lidhur me Gjykatën Speciale.
Mustafa po ashtu shtoi se ai personalisht nuk ka asnjë vërejtje për figurën e ministres Gërvalla.
“Sa i përket figurës së Donika Gërvallës, unë personalisht nuk kam asnjë vërejtje për figurën e saj, për historinë e saj, për profesionalizmin e saj. Kurse, si LDK nuk kemi pasur ndonjë koment negativ për deklaratat e saj”, ka pohuar Mustafa në Debat Plus.
Ndryshe, disa deklarata të mëhershme të ministres Gërvalla për Gjykatën Speciale kanë nxitur debat të madh në vend, ku edhe është kërkuar edhe dorëheqja e kryediplomates.
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?