Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Lladrovci dhe qytetarët e Kosovës pas ndarjes nga jeta të Muhamet Lladrovcit, babait të heroit të Kosovës, Fehmi Lladrovci.
Ai ka thënë se Muhamet Lladrovci – baci Tush do të përkujtohet përherë për veprimtarinë e çmuar për lirinë e Kosovës, duke mos kursyer asgjë në këtë udhë të shenjtë.
“Familja Lladrovci gjatë angazhimit të plotë në shërbim të çështjes kombëtare, i dha vendit dy prej heronjve më të mëdhenj të luftës çlirimtare, luftëtarët e paepur Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, andaj, qytetarët dhe shteti i Kosovës do t’i jenë përherë mirënjohës bacit Tush dhe familjes Lladrovci për angazhimin dhe kontributin e tyre të pakursyer”, thuhet në telegramin e ngushëllimit./arbresh.info/
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...
Hamza premton rritje të pagave për zjarrfikësit, sigurim shë...
Bentacur pëson lëndim të rëndë
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon
Zyrtari amerikan pritet në takim nga Rama: Integrimi në BE, ...