Google ADS

Mustafa shpreh solidaritetin e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar

11:26 | 4 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e popullit dhe Qeverisë së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, pas sulmeve të mbrëmshme terroriste në Londër.

Duke theksuar tronditjen e popullit të Kosovës dhe duke dënuar këto akte brutale, kryeministri Mustafa ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është djep i lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat nuk mund të cenohen nga askush.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet terroriste në Londër. Mbretëria e Bashkuar është djep i lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat nuk mund të cenohen nga askush. Populli dhe Qeveria e Kosovës janë me ju!”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa drejtuar kryeministres britanike, Theresa May./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme