Deputeti nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pasi që ky i fundit nuk është i pranishëm në sallë në kohën kur po diskutohet për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Këto deklarata, Mustafa i bëri në seancën e parlamentit ku po diskutohet për çështjen e ngritjes së çmimit të rrymës, raporto arbresh.info
“Fakti që kryeministri i vendit del nga salla e kuvendit kur fillojmë të debatojmë për rritjen e çmimeve, tregon sa pak rëndësi i jep kjo qeveri kësaj teme, që për qytetarëve të Kosovës rëndon kuletën e tyre nga dita në ditë. Me gjasë, sa herë që Vetëvendosja ballafaqohet ose i ka punët keq, vendos që në foltore ta vendos në foltore deputetin Muja për të bërë masazhime të lezetshme të statistikave”, u shpreh deputeti./arbresh.info/
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt