Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë sot pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane në Bruksel.
Ai ka thënë se Kosovës, në këtë samit, ku ishin udhëheqësit kryesorë të Bashkimit Evropian dhe të vendeve anëtare, iu rikonfirmua mbështetja për anëtarësim në bllokun evropian.
“Partia Popullore Evropiane, ku bëjnë pjesë subjektet politike më të fuqishme të qendrës së djathtë në BE, mbështet rrugën e Kosovës e të Ballkanit Perëndimor drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
“LDK-ja, si anëtare e denjë e EPP-së, po punon fuqishëm që të sigurojë përkrahjen e pazëvendësueshme të EPP-së për Kosovën në institucionet e BE-së dhe në çdo aspekt tjetër”, thuhet në shkrimin e Mustafës.
“Në Samitin e sotëm në Bruksel ishin liderët kryesorë të BE-së dhe vendeve anëtare.
Rruga e Kosovës drejt BE-së nuk ka kthim!”, ka shkruar Mustafa/arbresh.info./
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...
Osmani ndan pamje nga atmosfera në Ditën e Flamurit në Preka...