Mustafa: Republika e Kosovës ua dedikon ekzistencën grave kosovare

10:29 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar të gjitha gratë me rastin e 8 Marsit- Ditës së Gruas.

Mustafa ka thënë përmes një postimi në Facebook se Republika e Kosovës ua dedikon ekzistencën dhe çdo sukses grave, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë urimin e Mustafës:

Të nderuara nëna, motra, kolege, gra kosovare,

Republika e Kosovës ua dedikon juve ekzistencën dhe çdo sukses të mëtejshëm.

Respekti për ju është ndjenjë njerëzore, obligim moral, qasje institucionale dhe përcaktim shtetëror.

Urime 8 Marsi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme