Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një debat në TV 21, ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri e re.
Ndër të tjera, ai tha se qeveria në detyrë po bën gabime dhe shkelje të Kushtetutës.
Për çështjen e tentimit të formimit të qeverisë së re, pas rrëzimit të qeverisë Kurti, Mustafa u shpreh i bindur se nuk ka shkelje të Kushtetutës me këtë rast.
“Jam i bindur që nuk kemi bërë shkelje dhe kjo mbetet çeshtje e Gjykatës Kushtetuese të vendosë sepse ne, po mos të kishim qenë të sigurt qind për qind se procesi është kushtetues, nuk do të merreshim fare me këtê çështje. Kemi shprehur që nga fillimi se si Lidhje Demokratike, pa u shter gjithë rruga kushtetuese, nuk do të vepronim. Nuk kemi pasur vullnet në asnjë rast të hyjmë në një proces të tillë, por kemi vlerësuar se vendit i nevojitet një qeveri e re dhe çdo ditë po tregohet e arsyeshme që vendi të ketë një qëveri të re sepse kjo situatë është e vështirë të menaxhohet me një qeveri në detyrë e cila çdo ditë po bën gabime dhe e shkeli Kushtetutën dy herë brenda një muaji”, ka thënë Mustafa.
Po ashtu, kreu i LDK-së ka thënë se qytetari nuk vendos se kush do ta udhëheqë vendin.
“Qytetari nuk vendos kush do ta qeverisë vendin, vota e qytetarit vendos për deputetët dhe vendos se cila parti do të ketë më pak deputetë, por qytetari nuk vendos se kush do ta qeverisë vendin sepse në zgjedhje të përgjithshme nuk votohet për qeveri por për parlamentin”, ka thënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. /Zëri/
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë