Mustafa: Qytetarët të zgjedhin më të mirët

09:42 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se sot është një ditë ku qytetarët vendosin për qeverisje lokale, raporton arbresh.info.

“Shpresoj që qytetarët të zgjedhin më të mirët që ta forcojmë qeverisjen lokale, vullnetin në vend. Është në anën e qytetarëve ta forcojnë demokracinë në vend”, ka thënë ai.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin të votojnë për kryetar dhe asamblistë në kuvende komunale.

“Unë ftoj qytetarët që të votojnë për ata që e meritojnë”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme