Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, në seancën e sotme ka thënë se me skema sociale nuk mbahen gjeneratat e tashme e as ato të ardhshme.
Në fjalën e tij në kuvend, ai tha se qeveria për çdo problem ekonomik e social, si zgjidhje i sheh skemat sociale.
“Fatkeqësisht në këtë kohë krize ekonomike me një inflacion të papërballueshëm për qytetarët, tanime që kemi pranuar raportin financiar të buxhetit në nivel vendi, për gjashtë mujorin e para rezulton që vetëm 11 për qind e projekteve kapitale janë realizuar për këtë gjashtë mujor. Logjikisht është e pamundur të realizohet më shumë deri në fund të këtij viti”.
“Fatkeqësisht një qeveri e majtë e cila sheh që për çdo problem ekonomik e social, skema sociale janë zgjidhje dhe nuk sheh zgjidhje tjetër. Skema sociale në mungesë të investime kapitale krijojnë një varësi në skema sociale edhe për gjeneratat e ardhshme. Me shpresë që inflacioni i tanishëm, mungesa e zhvillimit ekonomik e tanishme, do blejnë paqe sociale sivjet, qeveria ka vendosur që paqen sociale sot ta blejë me skema sociale në mungesë të investimeve kapitale dhe kjo do të rezultojë varfri ekonomike në gjeneratat e ardhshme”.
“Shpresoj që qeveria ta marrin si thirrje të fundit që të përshpejtojnë ritmin e investimeve kapitale për sivjet, në të kundërtën me skema sociale nuk mbahet kjo gjeneratë e as gjeneratat e ardhshme”, tha Mustafa./arbresh.info/
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...