Telekomi i Kosovës gjatë ditës së sotme ka nënshkruar marrëveshje me drejtuesit e “Z-Mobile” për heqjen dorë nga zbatimi i vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, i cili detyronte Telekomin e Kosovës t’ia paguante rreth 30 milionë euro dëmshpërblim korporatës së Devollëve. Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka komentuar nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, duke thënë se kërkesa për shlyerjen e borxhit, është edhe një dëshmi shtesë se marrëveshja mes Telekomit, ish-PTK me Z-Mobile ka qenë e kundërligjshme.
Mustafa është shprehur se prapa kontestit gjyqësor në Gjykatën e Arbitrazhit ka qëndruar një skemë e organizuar për zhvatjen e pasurisë nacionale të Kosovës
Tutje ai ka këkruar Qeveria aktuale duket të kërkojë shpjegime lidhur me aranzhimet në marrëveshjen e re në mes të telekomit dhe operatorit telefonik Z-Mobile.
“Gjithashtu, qeveria aktuale dhe qeveria e re e Republikës së Kosovës, do të kërkojë shpjegime për aranzhimet në marrëveshjen e re mes Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile, për t’u siguruar që kjo marrëveshje nuk do ta dëmtojë Telekomin e Kosovës, punonjësit e saj dhe pasurinë e shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar kryeministri në largim në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë i Mustafës:
Asnjë riaranzhim nuk mund ta shmangë përgjegjësinë për dëmin që i është shkaktuar Telekomit
Vendosmëria ime për të mos paguar me taksa të qytetarëve gjobën e shqiptuar nga Gjykata e Arbitrazhit për Telekomin e Kosovës, rezultoi me tërheqjen e paditësit, Z-Mobile.
Tërheqja e sotme nga kërkesa për shlyerjen e borxhit, është edhe një dëshmi shtesë se marrëveshja mes Telekomit, ish-PTK me Z-Mobile ka qenë e kundërligjshme dhe e dëmshme për Telekomin e Kosovës dhe për pasurinë nacionale të Kosovës.
Po ashtu, është dëshmi tjetër se edhe prapa kontestit gjyqësor në Gjykatën e Arbitrazhit ka qëndruar një skemë e organizuar për zhvatjen e pasurisë nacionale të Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 100 për qind të aksionare të Telekomit të Kosovës. Për këtë arsye, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbrojtje të interesave të taksapaguesve kosovarë, punonjësve të Telekomit të Kosovës dhe pasurisë nacionale të Kosovës, ua bën të qartë nënshkruesve të kontratës, zbatuesve dhe mos-zbatuesve të saj si dhe strukturave që kanë qëndruar prapa këtij procesi zhvatës për vite të tëra, se asnjë aranzhim i ri nuk do të mund t’i shpëtojë nga përgjegjësia për dëmin që i kanë shkaktuar Telekomit të Kosovës dhe pasurisë nacionale të Kosovës me nënshkrimin, zbatimin dhe mos-zbatimin e kësaj kontrate të dëmshme.
Çfarëdo aranzhimi i ri për të mbuluar këtë skandal të madh, nuk do të mund të amnistojë autorët e kësaj skeme mashtrimi.
Po ashtu, qeveria aktuale dhe as qeveria e re e Republikës së Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, nuk do të tërhiqet nga kërkesa legjitime dhe insistimi që organet kompetente të rendit dhe ligjit ta trajtojnë marrëveshjen mes Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile.
Qeveria e Republikës së Kosovës është dhe do të jetë e vendosur që dëmin e shkaktuar përmes asaj marrëveshjeje ta paguajnë përgjegjësit për nënshkrimin, zbatimin dhe mos-zbatimin e saj., e jo qytetarët e Republikës së Kosovës, pasuria e të cilëve është dëmtuar me atë marrëveshje skandaloze.
Gjithashtu, qeveria aktuale dhe qeveria e re e Republikës së Kosovës, do të kërkojë shpjegime për aranzhimet në marrëveshjen e re mes Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile, për t’u siguruar që kjo marrëveshje nuk do ta dëmtojë Telekomin e Kosovës, punonjësit e saj dhe pasurinë e shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës/Arbresh.info/
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...