Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka zhvilluar takimin e radhës me përfaqësuesit e dikastereve qeveritare dhe donatorëve ndërkombëtarë, të përfshirë në përgatitjet për fillimin e aplikimit të sistemit publik të sigurimeve shëndetësore.
Në takim ishin të pranishëm ambasadori i Zvicrës, përfaqësuesit e Bankës Botërore, ministrat e Shëndetësisë, i Administratës Publike, si dhe përfaqësuesit e mekanizmave tjerë shtetëror e ndërkombëtarë.
Gjatë takimit, u diskutua lidhur me aktivitetet e kryera që ndërlidhen me fillimin e mbledhjes së premiumeve, për përgatitjet për rekrutimin e stafit për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, për finalizimin e draftit të Projektligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe udhëzimeve administrative që përcaktojnë kriteret për lirimin nga pagesa e premiumeve, për listën e shërbimeve të kujdesit themelor shëndetësor dhe aspekte të tjera që lidhen me informimin e qytetarëve për sigurimet shëndetësore.
Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë për të filluar me aplikimin e sigurimeve shëndetësore duke kërkuar angazhim maksimal në adresimin e të gjitha çështjeve që lidhen me këtë reformë të madhe në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.
Përfaqësuesit e institucioneve theksuan punën që po bëhet në kompletimin e të gjitha aspekteve që lidhen me funksionalizimin, brenda afateve të përcaktuara, të sigurimeve shëndetësore.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...