Kreu i LDK-së Isa Mustafa gjatë fjalimit të mbajtur në tubimin në Hajvali ka thënë se programi qeverisës me të cilin garojnë do ta bëjë jetën më të mirë të qytetarëve të Kosovës, përcjell Arbresh.info.
“Do të ofrojmë mundësi të zhvillimit se kemi biznesmenet më të suksesshëm që ju kanë bashkëngjit koalicionit dhe do të luftojmë krimin dhe korrupsionin në qeverisjen e ardhshme” ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se kandidati për kryeministër nga koalicion LDK-AKR është njeri i vendosur.
“Avdulla Hoti është person shumë i vendosur dhe jam shumë i bindur se zotëri Hoti njëherë mendon mirë dhe pastaj e merr vendimin”, ka thënë Mustafa.
Ai ftoi banorët e Hajvalisë që të votojnë koalicionit deputetët e tyre duke thënë se janë ata që vendosin se ka do të shkojë Kosova.
“Un ju ftoj që me datë 12 qershor bashkërisht ta kremtojmë fitoren tonë”, përfundoi ai.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...