Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka komentuar programin qeverisës të Qeverisë Kurti, i cili u publikua dje.
Mustafa ka thënë se në programin qeverisës të Qeverisë Kurti kanë gjetur shumë fjalë por pak gjëra konkrete
“Kanë mungesë të masave konkrete ose të një rrugëtimi se si do të arrijnë t’i realizojnë objektivat që i kanë premtuar dhe që i kanë reflektuar në program. Flitet për Fondin Sovran, nuk tregon se çka do të bëjë më pasurinë strategjike, se si do të përfitojnë qytetarët, ka shumë pikëpyetje. Po ashtu, edhe Agjencia Zhvillimore nuk tregon se si do të bëjë zhvillimin ekonomik për dallim nga agjencitë tjera”, ka potencuar Mustafa në Debat Plus.
Deputeti i LDK-së, madje tha se Qeveria Kurti synon t’i realizojë të gjithë këto me borxh.
“Qeveria në 4 vitet e ardhshme synon t’i realizojë këto me borxhe. Kanë premtuar aq shumë sa që nuk mund t’i financojnë me buxhetin e shtetit. Për katër vite do të shtojnë 1.7 miliard borxhe”, ka thënë ai.
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë