Mustafa tha se kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, e ka përkrahjen e plotë të LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës sot në Prizren ka mbajtur Konventën e punës, ku ka prezantuar kandidatin e saj për kryetar të Prizrenit dhe kandidatët për Kuvendin Komunal.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, e ka përkrahjen e plotë të LDK-së dhe të gjithë strukturave të saj. Pasi sipas tij, ai është kandidati më i duhur për Prizrenin, pasi këtë e ka dëshmuar si në kohën e luftës, po ashtu edhe me profesionin e tij si mjek.
Kurse kandidati për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku pasi prezantoi programin e tij qeverisës, tha se do të bëjnë një shkëputje të një qeveria shkatërrimtare që ka ndodhur gjatë 10 viteve të fundit, duke mos treguar kujdes për qytetarët. Ai premtoi se do ta shkëputë logjikën e deritashme të punësimit, e cila është dëmshme, sepse siç tha ai, “për t’u punësuar sot domosdo duhet të jesh anëtar apo militant i një partie”, me çka është krijuar mendësia e ndërtimit të shtetit partiak e jo qytetar.
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...
Temperaturat e ulëta: Disa këshilla për lëkurë të shëndetshm...
Kjo substancë për drejtimin e flokëve shkakton kancer, sipas...
Keni akne? Me siguri bëni çdo ditë (padashje) këto pesë gabi...