Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të dielën ka vlerësuar se Aeroporti i Gjakovës është një nga asetet më të rëndësishme të vendit tonë, i cili mund të shfrytëzohet për shumë të mira të shtetit dhe ka shprehur përkushtimin e qeverisë që ai drejton që në muajt e ardhshëm të punohet për funksionalizimin e këtij aeroporti.
Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri gjatë një vizite që pati në këtë aeroport, ku prit nga kryeshefja ekzekutive e kësaj ndërmarrje publike, Vlora Gojani, si dhe nga anëtarët tjerë të bordit drejtues.
Në këtë takim ku pjesëmarrës ishin edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, si dhe kryetari i LDK-së dega në Gjakovë, Luan Gola, kryeministri Mustafa u njoftua nga afër për punën që është kryer në Aeroportin e Gjakovës.
Pas takimit me drejtuesit, kryeministri Musatafa vazhdoi të vizitojë nga afër edhe asetet dhe pajisjet ekzistuese, ku u njoftua se vlera e këtyre aseteve është rreth 10 milionë euro.
Mustafa: Aeroporti i Gjakovës, aset tepër i rëndësishëm i Kosovës
“U morëm vesh me kryeshefen ekzekutive të aeroportit që gjatë muajit prill të vijmë këtu bashkë me ministrat përkatës, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, atë të Transportit, Financave dhe ministri i FSK-së për t’u ulur dhe për të parë çka duhet të bëjmë ne me këtë aeroport, sepse është fjala për një aset tepër të rëndësishëm të Kosovës, i cili me sa mora vesh nga kryeshefja e ka vlerën mbi 10 milionë euro të pajisjeve dhe asaj çfarë është këtu. Do të zgjidhet edhe çështja e pronave, para se gjithash, çështja e përdorimit dhe shfrytëzimit ekonomik të këtij aeroporti. Është në një vend të mrekullueshëm dhe është një aset që ka nevojë të shfrytëzohet ose për udhëtar ose për mallra, ose për FSK-në, apo ushtrinë e ardhshme të Kosovës”, tha Mustafa.
I pyetur se a do të funksionalizohet së shpejti Aeroporti i Gjakovës, Mustafa tha se në muajt e ardhshëm do të punojnë për këtë çështje.
Mustafa: Në muajt e ardhshëm do të punojmë ta funksionalizojmë
“Ne gjithsesi do të punojmë në muajt në vijim, do ta funksionalizojmë, do të sigurojmë mjete për stafin që punon këtu që të ketë mjete edhe për sigurimin e Aeroportit edhe për operimin e tij. Po ashtu, u morëm vesh që të bëjmë një studim fizibiliteti nga i cili do të del rezultati konkret se si është mënyra më e mirë e shfrytëzimit të këtij aeroporti”, tha ai.
Nga ana tjetër, kryeshefja ekzekutive e Aeroportit të Gjakovës, Vlora Gojani, falënderoi kryeministrin Mustafa për vizitën, duke thënë se nga ky takim do të fitojnë të dy anët.
Gojani: Jemi drejt funksionalizimit të këtij aeroporti
“Biseduam për sfidat për të gjitha aktivitetet, për gjithë punën që është kryer në Aeroportin e Gjakovës, por edhe sfidat me të cilat jemi ballafaquar gjatë vitit. Shpresojmë se do të përfitojmë dy anët nga ky takim. Aeroporti i Gjakovës është aset nacional, aset shtetëror dhe jemi drejt funksionalizimit të këtij aeroporti”, tha ajo.
Megjithëse, aktualisht i braktisur, në të ardhmen ky aeroport mund të shërbejë si mundësi për rritjen dhe avancimin e aviacionit civil në vend apo edhe në ofrimin e shërbimeve të tjera. Funksionalizimi i tij do të nënkuptonte zhvillim ekonomik për qytetin dhe vende të reja të punës për qytetarët.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...