Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar sot notën verbale të njohjes së Republikës së Kosovës nga Republika Popullore e Bangladeshit.
Përmes kësaj note, kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, njofton kryeministrin Isa Mustafa se Republika Popullore e Bangladeshit e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.
Në letër, të cilën ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ia dorëzoi sot kryeministrit Isa Mustafa, kryeministrja Hasina shpreh urimet më të mira për popullin dhe Qeverinë e Kosovës.
“Në emër të Qeverisë dhe popullit të Bangladeshit dhe në emrin tim, dëshiroj t’iu përcjell juve dhe përmes jush, Qeverisë dhe popullit të Kosovës, përshëndetjet dhe urimet tona të ngrohta.
Në shenjë solemne të solidaritetit tonë me popullin e Kosovës, jam e lumtur që t’iu njoftoj se Republika Popullore e Bangladeshit e njeh Republikën e Kosovës si një shtet të pavarur.
Shfrytëzoj këtë mundësi t’iu uroj juve shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe të lumtur, dhe popullit mik të Kosovës, paqe të vazhdueshme, progres dhe prosperitet”, thuhet në letrën e kryeministres Hasina, dërguar kryeministrit Mustafa.
Njohja nga Bangladeshi është e 114-ta për Republikën e Kosovës. Para kësaj njohje, Kosova është njohur nga Singapori dhe Suriname, ndërkaq, Qeveria në këtë komunikatë thotë se priten njohje të reja për shtetin e Kosovës në vijim.
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...
Ambasada e Francës dënon sulmin: Përgjegjësit të dalin para ...