Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka apeluar te kandidatët e LDK-së që garojnë në balotaz, që të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve sepse mund të jenë viktima të montimeve nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në zgjedhjet lokale të vitit 2013 ishte viktimë e një përgjimi të montuar nga Vetëvendosje.
“Prandaj, Arban, Agim, Haki, Lutë, Muharrem, Salih, ….. dhe ekipe te juaja, kujdes! Këta ua montojnë ndonjë rast. Duken të rinj me moshë, por metodat i kanë më të vjetra se të këtyneherëshit”, ka shkruar Mustafa.
Postimi i plotë i Mustafës:
“Kujdes!
Para katër viteve, më 28 nëntor 2013, një ditë para heshtjes parazgjedhore, Kohavizion transmetoi emisionin : SKANDALI I LDK-së- DJALI I ISA MUSTAFËS DHE KËSHILLTARI NË LDK, FAVORE TË RIUT PËR KALIM NË LDK.
Vetëvendosja ia kishin vënë mikrofonat dhe kamerat e fshehta një aktivisti të tyre, të forumit të rinisë, i cili kishte takuar njerëz të LDK-së dhe iu ishte ofruar se do të kaloj në LDK. Kishin gjetur rrugë për të organizuar një kafe me djalin tim, dhe ia montuan se ai i kishte ofruar tenderë, punësime dhe lloj-lloj shërbime të tjera.
Një material të tillë e plasuan edhe Indeksonline dhe RTK në prag të votimit, i cili ishe më 1 dhjetor 2013, pa pyetur për vërtetësinë e akuzave. Atëherë kur nuk kishte hapësirë të thuhet e vërteta. Më vonë hetimet e policisë dhe prokurorisë treguan se s’kishte asgjë të vërtetë. Nuk u ndërmorën masa ndaj organizatorëve, falsifikuesve dhe transmetuesve të gënjeshtrave. Qëllimi u arrit, të dëmtohet LDK dhe unë, duke ma keqpërdorur edhe familjen.
Më 21 mars 2012 isha në Strasburg dhe nga atje në mëngjes dëgjova se KTV kishte organizuar një “skandal”, duke u shërbyer me një të mjerë që jeton në SHBA, se ia paskan zbuluar Isa Mustafës një shtëpi në Stuttgart dhe se dyshohet ta ketë blerë me fonde të trepërqindshit. Reagova se është e pa vërtetë dhe në mbrëmje u vërtetua se shtëpia ishte pronë e një iraniani me emër të njëjtë.
Janë këto dy raste, prej një morie rastesh dhe tentimesh për të më dëmtuar dhe degraduar publikisht. Por më brengosë se askush nuk barti përgjegjësi për gënjeshtra të tilla.
Këso gënjeshtra mund tu montohen edhe kandidatëve për kryetarë të komunave. Mund ti dëmtojnë në prag të votimit.
Mandatet e fituara me konstruktime të aferave, janë të dëmshme, por edhe më i dëmshëm është fakti që “fituesit” e mandateve me mashtrime të qytetarëve sillen sikur ato ti kishin fituar me meritë.
Prandaj, Arban, Agim, Haki, Lutë, Muharrem, Salih, ….. dhe ekipe te juaja, kujdes! Këta ua montojnë ndonjë rast. Duken të rinj me moshë, por metodat i kanë më të vjetra se të këtyneherëshit”, ka shkruar Mustafa.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?