Mustafa: Po përkujtojmë flijimin historik

12:10 | 5 Mars 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se çdoherë do të kujtohet sakrifica heroike e familjes Jashari, sepse nuk duhet harruar se sa e shtrenjtë është liria, por po ashtu do ta kujtohet sepse duhet të bindemi se sa shumë obligohemi për të punuar për paqe dhe për të mbrojtur lirinë.

Ai në ceremoninë e FSK-së me rastin e “Epopesë së UÇK-së”, ka thënë se 5 marsi është dita kur e mira fiton ndaj të keqes dhe e vërteta ndaj trillimit.

“Po shënohet dita e flijimit për atdhe, flijim historik dhe heroik, pasi gjithë familja Jashari është rast shumë unike në historinë e përbotshme. Do të kujtojmë këtë ditë për jetë e mot sepse nuk duhet të harrojmë se sa e shtrenjtë është liria, do të kujtojmë këtë ditë sepse duhet të bindemi se sa shumë obligohemi për të punuar për paq dhe për të mbrojtur lirinë”, tha ai.

Mustafa tha se krahas gjithë atyre që ranë për liri, sot nderohet edhe shteti jonë të cilën duhet ta duam pa hile e ta zhvillojmë me punë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme