Google ADS

Mustafa përkujton veprimtarin Anton Çetta

17:47 | 3 Janar 2020
Arbresh.info

Në 100 vjetorin e lindjes së njeriut të paqes, Anton Çetta, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kujtuar atë duke thënë se Anton Çetta punoi pareshtur për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve.

Në 100 vjetorin e lindjes, kujtojmë sot shkrimtarin, folkloristin dhe patriotin shqiptar i cili mision jetësor e kishte paqen. Anton Çetta punoi pareshtur për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve si kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Plaku i urtë, në kohët më të vështira kishte fituar besimin e popullit të përfaqësonte LDK-në në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të para demokratike në 1992. Anton Çetta dhe shumë veprimtarë të tjerë janë udhërrëfyes për gjithë historinë tonë, se si punohet për atdheun”, thuhet në komunikatën dërguar mediave./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme