Në 23 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë përkujtim për medie:
“Zahir Pajaziti ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe padyshim Hero i Kosovës. Zahiri ishte luftëtar i pashoq i cili luftën e tij politike dhe ushtarake e bëri për dashurinë ndaj atdheut. Ai ishte organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve ndaj forcave serbe.
Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin strategët e shquar që në kohët e vështira luftuan për vendin tonë dhe u bënë figura të rëndësishme të historisë tonë. Ata ranë heroikisht në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.
Lavdi jetës dhe veprës së Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...