Mustafa përkujton deputetin Nimon Alimusaj

09:57 | 25 Mars 2019
V. S.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar deputetin e Kuvendit të Kosovës, njëherit anëtarin e kryesisë qendrore të LDK-së, Nimon Alimusaj, në 9 vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një njoftimi për media, Mustafa ka thënë se Alimusaj iu përkushtua dhe bashkëngjitë lëvizjes së njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë, përkrah Anton Qetës.

“Sot, përkujtojmë me respekt të veçantë jetën dhe veprën e atdhetarit të Kosovës, Nimon Alimusaj. Nimon Alimusaj ishte intelektual dhe veprimtar i palodhshëm me vendosmëri të pafund, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm për jetësimin e lirisë dhe pavarësisë të Kosovës. Nimoni me gjithë qenien e tij iu përkushtua dhe bashkangjit lëvizjes së njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë përkrah Anton Qetës e shumë burrave të tjerë. Ai ishte deputet shembull se si mbrohet liria dhe kultivohet demokracia në vend. Nimoni kishte virtyte të larta njerëzore e kombëtare, prandaj vepra e tij do të kujtohet përherë me nderime të larta nga e gjithë anëtarësia e LDK-së dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme