Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtorin e Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer.
Gjatë takimit, është biseduar gjerësisht për proceset në Kosovë si dhe bashkëpunimin e mëtejme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Mustafa e njoftoi Palmer për progresin e shumanshëm në Kosovë, për zhvillim ekonomik, avancimin e proceseve euroatlantike si dhe fuqizimin e shtetësisë e të subjektivitetit ndërkombëtar.
Duke e falënderuar për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në.
Gjatë takimit, u bisedua edhe për proceset tjera duke veçuar rëndësinë e adresimit të çështjes së ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, si dhe çështjet tjera të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, siç janë transformimi i FSK-së, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vazhdimi i dialogut evropian për normalizimin e raporteve ndërshtetërore me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura.
Drejtori i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer, vlerësoi të arriturat në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për avancimin e agjendës integruese dhe zhvillimore.
Palmer, po ashtu, shprehu përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-ve për Kosovën dhe për rajonin.
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...