Google ADS

Mustafa përkrah vendimin për rinumërim të votave: Vullneti i qytetarëve duhet të shkojë aty ku duhet

20:14 | 12 Nëntor 2019
L G

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat i kësaj partie për deputet, Besian Mustafa në një intervistë të dhënë për Telegrafin ka folur rreth vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që të rinumërohen edhe 1 mijë e 472 vendvotime.

Mustafa tha se nuk është vendim i keq nëse verifikohen të gjitha kutitë.

“Pjesa e ankesës ose vendimi i PZAP-it, për të çuar në rinumërim edhe këto 1 mijë e 4 72 vendvotime nuk mund ta cilësojmë si një vendim të keq, për arsye se u rinumëruan rreth 800 vendvotime në raundin e parë të rinumërimeve dhe atje u shpalosën probleme me kutitë apo me votat e numëruara për kandidatët për deputetë. Pra nëse 1/3 e vendvotimeve shpalos probleme përtej atyre që janë parë, probabiliteti është shumë i lartë se do të ketë ndryshime të votave të kandidatëve. Pra, në fund të ditës nuk është problem nëse një kandidat merr më shumë apo më pak vota sa është e rëndësishme që votat e qytetarëve të shkojnë tek njerëzit që ata kanë përzgjedhur”, ka thënë ai.

Mustafa ka thënë se vullneti i qytetarëve duhet të shkojë aty ku duhet.

“Problemi që po e hasim tani, po hapen kutitë për verifikuar votat një kandidati dhe po shfaqen problemet tek kandidatët tjerë. Kjo tregon që procesi i zgjedhjeve ka nevojë për një rishikim substancial thelbësor, që vullneti i qytetarëve të shkojë aty ku duhet, e jo aty ku dëshiron një komisioner”, u shpreh ai.

Tutje ai ka thënë se duke pasur parasysh probleme e tanishme, në zgjedhjet e ardhshme të gjitha partitë politike duhet të angazhohen që të kenë një ri-dizajnim.

Ai ka thënë se certifikimi i rezultateve mund ta zgjasë edhe tri apo kater javë, teksa ka thënë se sa i përket LDK-së dhe LVV-së, nuk do të ketë asnjë shtyrje për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme