Google ADS

Mustafa për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Dëshmon se Shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

23:53 | 28 Maj 2020
L G

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa thotë se me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese dëshmohet se shtetit i Kosovës dhe drejtësia po funksionon akoma.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se LDK gjithherë i ka respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese,raporton arbresh.info.

Mustafa thotë se tashmë i  takon Qeverisë së ardhshme, të drejtuar nga LDK që të mbajë peshën e demokracisë dhe të kësaj drejtësie të ndarë nga Gjykata Kushtetuese./arbresh.info

Reagimi i plotë:

Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se Shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon.

LDK gjithherë ka respektuar vendimet e kësaj Gjykate dhe kemi kontribuar që ky institucion të jetë i pavarur dhe ta gëzojë besimin e plotë.

Janë këto personalitete që mbajnë peshën e drejtësisë dhe demokracisë në shtetin tonë të ri.

Vendimi i Gjykatë nuk i destinohet një partie dhe një grupi por një zgjidhjeje kushtetuese e cila do të vlejë për të gjithë ne, tani dhe në të ardhmen.

I takon Qeverisë së ardhshme, të drejtuar nga LDK që të mbajë peshën e demokracisë dhe të kësaj drejtësie të ndarë nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë . Të gjithë duhet ta respektojmë dhe ta zbatojmë. IM

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme