Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë në mbledhjen e sotme të Qeverisë se për veriun është arritur një marrëveshje shumë e mirë dhe krejtësisht ligjore për murin dhe ndërtimin e parkut.
“Kemi pas takime me kryetarin e veriut dhe përfaqësues të komunitetit serb. Kemi pas një përkushtim të madh dhe të drejtë. Është arritur një marrëveshje shumë e mirë në mënyrë ligjore. Ministria e Mjedisit dhe ajo e Administrimit Lokal kanë marrë të gjitha iniciativat dhe e kanë kryer punën me përpikëri” tha Mustafa.
Ministri i Mjedisit, Ferat Shala tha se në veri nuk ka mur dhe nuk do të ndërtohet mur i ri por do të vendose vazo me lule.
Ai tha se për herë të parë deri më tani marrëveshja po zbatohet në çdo detaj ashtu siç jemi dakorkuar
“Ne kemi qenë vazhdimisht në kontakt me palën serbe dhe ne sot kemi zbatuar ligjin me përpikëri. Për herë të parë kemi arritur që edhe pala serbe të dakordohet me këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje është plotësisht legale e arritur mes dy palëve në zyret e institucioneve tona. Marreveshja paraqet rrënimin e murit, ridizjanimin e parkut në çdo detaj që të plotësoj lëvizjen e lirë”, u shpreh Shala./Arbresh.info.
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...