Mustafa për incidentet në LDK: Ndoshta ishin edhe faji im, s’isha në terren

21:03 | 7 Gusht 2019
L G

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për incidentet që u shënuan në zgjedhjet e brendshme në partinë e tij.

Mustafa ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ai vetë mund të jetë përgjegjës pse kanë ndodhur përplasjet e hedhjet e karrigeve.

“Ndoshta incidentet ishin edhe faji im, s’isha në terren”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka theksuar praninë e aktivistëve të partive tjera në tubimet e LDK’së.

“Nuk ka qenë mirë që karrigia në degën e tretë të qitet nga duart e dikujt që s’është i LDK’së”, është shprehur ai.

Por, Mustafa ka thënë se partia e tij nuk i fajëson të tjerat. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme