Google ADS

Mustafa për deklartata e Kociajncic: Një ditë do të kërkojnë që edhe frymë mos të marrim pa e dialoguar me Serbinë

15:43 | 5 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratave të Maja Kociajncic për statutin e Trepçës.

Mustafa nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se kërkesa e BE-së që çështja e Trepçës të trajtohet në dialogun me Serbinë është kërkesë absurde dhe e papranueshme, ashtu siç tha ai, është e papranueshme që me Serbinë të dialogohet për kufijtë dhe për territorin e Kosovës.

Statusi i plotë:
Të nderuar qytetarë
Më habiti kërkesa e BE-së që çështja e Trepçës të trajtohet në dialogun me Serbinë. Kosova në asnjë fazë nuk ka pranuar që për Trepçën dhe pasuritë e saj natyrore, të cilat janë në territorin e saj, të dialogojë me Serbinë. Është kjo një kërkesë absurde dhe e papranueshme, ashtu siç është e papranueshme që me Serbinë të dialogohet për kufijtë dhe për territorin e Kosovës.
Në mandatin, kur unë isha Kryeministër i vendit, përgatitëm dhe aprovuam Ligjin për Trepçën, duke e shpëtuar këtë simbol ekonomik të vendit nga falimentimi dhe privatizimi. Deputetët e LDK-së votuan para disa ditësh Statutin e Trepçës, i cili mori 2/3 e votave në Kuvend. Kjo flet për unitetin tonë karshi interesave jetike të vendit.
Duhet të jemi bashkë dhe fuqishëm të kundërshtojmë që në emër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë të dialogojmë çështjet e sovranitetit dhe integritetit tonë shtetëror. Çështjet e shtetësisë sonë! Sepse, kështu si kanë filluar, një ditë do të kërkojnë që edhe frymë mos të marrim pa e dialoguar me Serbinë! IM

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme