Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se demarkacioni është i drejtë dhe duhet të ratifikohet. Kurse, nëse ky votim do të shtyhet, përgjegjësinë për mos liberalizimin e vizave duhet ta marrin ata që e pengojnë.
Këto komente kryeministri Mustafa i bëri në shënimin e njëvjetorin të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe pranimit të Doganës në Organizatën Botërore të Doganave.
Mustafa tha se do t’i bëjnë përgatitjet për Demarkacionin dhe do ta përcjellin në Kuvend.
“Ne do t’i bëjmë përgatitjet tani sepse ligji është gati i cili e tërheq atë prej Kuvendit, duhet edhe një herë ta rishikojmë dhe ta përcjellim në Kuvend. Kam kërkuar po ashtu në Maltë që të rishqyrtohet edhe një herë ky kriter sepse e konsiderojmë që është një kriter i terpërt për Kosovën ose që të gjendet një alternativë që kriteret të modifikohen në mënyrë që të mos aplikohet si kusht strikt që duhet njëherë ta plotësojmë dhe pastaj ta marrim të drejtën e liberalizimit. Por që të na jepet një kusht që për një periudhë të caktuar kohor ne duhet ta plotësojmë atë ose do të na tërhiqet liberalizimi. Unë shpresoj se edhe ky propozim do të trajtohet në institucionet e Bashkimit Evropian, por që nuk mund të premtoj çfarë përgjigje do të kemi sepse varet prej tyre”, tha ai.
Mustafa tha se duhet ta ratifikojnë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi. Ai tha se marrëveshja është e drejtë dhe nuk ka asnjë gabim në caktimin e vijës kufitare.
“Ne duhet ta bëjmë punën tonë sepse sido që të jetë ne duhet ta ratifikojmë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi. Unë prapë qëndroj se marrëveshja është e drejtë se nuk ka asnjë gabim me caktimin e vijës kufitare që flitet, më tepër për objektiva politike dhe për kauza politike të cilat na kanë penguar dhe të cilat më tutje nuk mund t’i vazhdojmë t’i aplikojmë për arsye se po e mbajnë peng qytetarin e Republikës së Kosovës dhe do të mundohemi që bashkërisht të krijojmë një ambient në Kuvend që deputetët ta votojnë dhe ta kemi liberalizimin e vizave. Në qoftë se kjo çështje do të shtyhej, atëherë duhet ta marrin përgjegjësinë ata që e pengojnë liberalizimin, sepse do të kaloj kohë e gjatë që edhe një herë Kosova të kthehet në agjendën e Bashkimit Evropian për këtë çështje”, tha ai.
Sa i përket Asociacionit, Mustafa, tha se janë të gatshëm të fillojnë me hartimin e statutit të Asociacionit, por duke u respektuar në tërësi vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Tash ne do të ulemi me listën, me përfaqësuesit e listës, me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian të OSBE-së, të Ambasadës Amerikane, do ta diskutojmë këtë çështje. Ne jemi të gatshëm që të fillohet me hartimin e statutit të Asociacionit mirëpo, duke respektuar në tersi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është një proces i cili nuk konsideroj se nuk do ta shikojmë si proces të shkurt sepse do të zgjatë, kurse ne jemi të gatshëm që çdo moment të ulemi ta fillojmë këtë proces që jemi zotuar, por gjithmonë të ruajmë aspektin kushtetues dhe ajo të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës ashtu siç e parasheh marrëveshja, vendimi i Kushtetuese dhe qëndrimet tona”, tha ai.
Ndërsa, sa i përket zgjedhjeve serbe që do të mbahen nesër, kryeministri Mustafa tha se kanë lejuar që të bëhet grumbullimi i votave të cilat do të numërohen pastaj në Serbi.
“Është një marrëveshje të cilën e kemi bërë me OSBE-në në mënyrë që të lejojmë pikat e kolektivit ose të grumbullimit të votave të cilat nuk do të numërohen këtu, por vetëm do të barten dhe do të numërohen në Serbi. Është fjala që ne kemi pa të arsyeshme që të vazhdohet praktikën që e kemi aplikuar këtu edhe në vitet e kaluara që të mundësojmë që ata të votojnë. Gjithë qytetarët që kanë dy shtetësi dhe që ju takon kjo e drejtë në mënyrë që ata të mos maltretohen të shkojnë atje”, tha ai.
Serbëve do t’u mundësohet të votojnë nën monitorimin e OSCE-së./Arbresh.info/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...