Google ADS

Mustafa pas përplasjes në Kuvend: LVV është e dhunshme

19:56 | 21 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur lidhur me përplasjet e mospajtimet e fundit mes deputetëve të partisë së tij dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një intervistë për Telegrafin, ai komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Kuvendi është bërë jofunksional.

“Ai më së paku po i përngjan organit ligjvënës e shumë më tepër një teatri me shfaqje të këqija për publikun. LVV është tepër agresive dhe me këto sjellje paraqet rrezik permanent për skena të dhunës. Po shërbehet me gjuhë ofenduese dhe provokuese, si ndaj Kryeministrit ashtu edhe ndaj deputetëve të LDK-së. Është e papranueshme që të merren shkas të pagjetur për përplasje dhe përfitime politike” ka potencuar Mustafa.

Në pyetjen e Telegrafit se është penduar apo kanë bërë mirë për prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje thotë se diskursi i LVV-së tregon se kanë bërë mirë.

“Edhe ky diskurs i LVV flet se kemi bërë mirë, bile tepër mirë. Ishte një koalicion, në të cilin VV pasi kishte bërë për vete pak figura të LDK-së, kishte pretendime ta poshtërojë LDK-në. Këtë nuk ia lejuam” ka shtuar Mustafa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme