Mustafa pas miratimit të rishikimit të buxhetit: Vlerësoj lartë përkrahjen, sidomos të deputetëve të PDK-së

23:18 | 30 Korrik 2020
L G

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka vlerësuar lartë votën e deputetëve të PDK-së në aprovimin e  ndryshimeve të buxhetit.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se

“Aprovimi i ndryshimeve të buxhetit, të cilat hapin mundësi për fokusim më të madh në luftë kundër Covid-19 dhe rimëkëmbje ekonomike flet qartë për një vetëdije të deputetëve që kapërcen interesat e ngushta partiake. Vlerësoj lartë përkushtimin e deputetëve të pozitës dhe përkrahjen e rëndësishme, sidomos të deputetëve të PDK-së në këto rrethana të rënda për vendin”, ka shkruar ai./arbresh.info/


Postimi i plotë:

Aprovimi i ndryshimeve të buxhetit, të cilat hapin mundësi për fokusim më të madh në luftë kundër Covid-19 dhe rimëkëmbje ekonomike flet qartë për një vetëdije të deputetëve që kapërcen interesat e ngushta partiake.

Vlerësoj lartë përkushtimin e deputetëve të pozitës dhe përkrahjen e rëndësishme, sidomos të deputetëve të PDK-së në këto rrethana të rënda për vendin.

Besoj se Qeveria do të veprojë me efikasitet në implementimin e zotimeve të saj. IM

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme