Google ADS

Mustafa: Parlamenti i Kosovës duhet ta votojë rezolutën e dytë për çështjen e Luginës

18:43 | 10 Shtator 2018
V. S.

Kryetari i Partisë Demokratike shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa ka komentuar takimin e sotëm që patën me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.

Mustafa në Info Magazine ka thënë se një rezolutë e dytë për referendumin,e votuar nga Parlamenti i Kosovës, do të ishte mëse e nevojshme që ideja për bashkimin e territoreve të Preshevës të pranohej më lehtësisht në dialog, njofton Klan Kosova.

”Kemi takimin e parë me Hashim Thaçin e kemi shpreh idenë e tij”.

”Sot është takimi i dytë i radhës dhe Presidenti Thaçi për të rikonfirmuar edhe njëherë kërkesën tonë para presidentit, ftojmë të gjitha subjektet politike në Parlamentin e Kosovës për të miratuar një rezolutë të dytë”.

”E kemi parë të arsyeshme që të jetësohet pjesa e dytë e referendumit të 1 dhe 2 marsit”, ka thënë ai.

”Presim që edhe Parlamenti i Kosovës të votojnë rezolutën e dytë për të mundësuar referendumin”, ka shtuar Mustafa.

”Do t’i jep një dritë jeshile grupit negociator për tu marr edhe më fuqishëm statusin e tyre dhe për të miratuar në dialog kërkesën e shqiptarëve që t’i bashkohen pjesës territoriale të Republikës së Kosovës. Janë bashkë të gjithë në këtë drejtim”, përfundoi ai./klan kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme