Partia Demokratike e Kosovës tashmë është shprehur pro zgjedhjeve të parakohshme në rast se Demarkacioni nuk ratifikohet kur të sillet në Kuvend.
Megjithatë, Lidhja Demokratike e Kosovës është ajo që nuk po i dëshiron këto zgjedhje, kjo pasi deri më tani ata janë shprehur kundër tyre, duke thënë se tashmë ekziston një marrëveshje për koalicion të përbashkët dhe ajo është mirë që të zbatohet.
Megjithatë nëse PDK dëshiron të qoj vendin në zgjedhje të parakohshme, LDK si partneri i saj i koalicionit nuk mund t’i ndal ato.
Kështu deklaroi për Indeksonline njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, i cili thotë se kjo ndodh për shkak se PDK është partia më e madhe e këtij koalicioni, prandaj këtë edhe e ka në dorë.
“Isa Mustafa nuk mund t’i parandalojë zgjedhjet në qoftë se PDK e cila është partia më e madhe konsideron se koalicioni nuk është efikas dhe dëshiron që ta ndërpres atë. Pra, ajo kurdoherë e ka në dorë ndërprerjen e tij. Për me tepër që PDK e ka edhe kryetarin e Kuvendit, e ka edhe presidentin dhe ka numrin më të madh të deputetëve. Gjithashtu ka edhe pakënaqësi brenda në strukturë të deputetëve në lidhje me disa vendime të rëndësishme që i ka marr koalicioni e në fakt janë dëshmuar jo vetëm nga opozita por edhe nga shoqëria civile se janë të dëmshme për Kosovën, pra është fjala për Demarkacionin, Asociacionin dhe transformimin e FSK-së në Ushtri”, ka thënë ai.
Pastaj është pjesa e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës dhe është koha që gjithsesi e konsumuar e këtij koalicioni i cili është quajtur i luanëve sepse kap pjesën dërmuese të deputetëve dhe ka qenë më jo efektiv dhe më jo efikas se çdo koalicion tjetër që kanë pasur edhe numrin më të vogël të deputetëve.
Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme duhet të ndodhin për shkak se janë krijuar të gjitha parakushtet për to. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, sipas Baraliut do të ishte papërgjegjshmëri e totale e Institucioneve.
“Të gjitha rrethanat nga parakushtet janë krijuar që të kemi zgjedhje dhe duhet të kemi zgjedhje sepse më një aktivitetet të tillë çfarë po e bën kjo qeveri, ky koalicion është papërgjegjësi totale dhe do të ishte papërgjegjësi edhe më e madhe po të vazhdohej edhe më tutje me këtë ankth, me këtë stagnacion zhvillimor dhe vendimmarrës, por e kundërta e saj duhet të shkohet në zgjedhje”, ka shtuar ai.
Me mosmiratimin e Demarkacioni pritet edhe rrëzimi i Qeverisë. Në rast se ndodh kjo atëherë me kushtetutë zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditëve
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...