Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa tha se nuk mund të vazhdoj një bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), pasi partia e tij është serioze dhe nuk meriton një partneritet me askënd me sjellje të tillë.
Mustafa tha se nuk mund të lejojë që kryeministri Albin Kurti çdo ditë të shkarkojë dhe të tallë nga një ministër të LDK-së.
“Ne e kemi shprehë qëndrimin tonë që të rrimë në qeveri deri të kapërcej kjo situatë emergjente , por unë nuk mund të lejoj që z. Kurti çdo ditë të ma shkarkoj dhe ta tallë nga një ministër tonin, sepse jemi parti serioze dhe nuk meritojmë asnjë partneritet me askënd me sjellje të tillë”, u shpreh Mustafa
Ai, tha se tash për tash nuk ka mundësi që vendi të shkoj në zgjedhje, për shkak të gjendjes emergjent në të cilën ndodhet Kosova, si pasoj e koronavirusit(COVID 19).
“Njëherë për njëherë e kemi vendimin që të kemi mocion të mosbesimit, pastaj është çështje e subjekteve tjera politike, është çështje e presidentit se ai çfarë vendos. Unë nuk shoh mundësi që vendi të shkoj në zgjedhje, sepse jemi në situatë emergjente dhe është e pamundur që të zhvillohen zgjedhjet në moment”, tha kreu i LDK-së.
Ai tha se nuk ka biseduar me Kurtin pas shkarkimit të Veliut, mirëpo që ka shkruar me të dhe i ka treguar që nuk pajtohet me vendimin e tij.
“Me fol s’kam fol, por kam shkru dhe i kam thënë që vendimin nuk e pranojë”, u shpreh Mustafa.
Ai, po ashtu pohoi se nuk mund të vazhdoj bashkëqeverisja e LDK-së me VV-në në këtë mënyrë.
“Për bashkëqeverisje kemi thënë që tarifa zëvendësohet me reciprocitet. Mirëpo në ndërkohë kemi pasur ndërhyrjen e partnerëve tanë, SHBA-në, që kanë thënë se tarifa hiqet pa kushte ndërkaq çështja e reciprocitetit duhet të pres që të reflektojë Serbia në themi prurjen në zero në të gjitha pengesave ekonomike, tregtare dhe politike që po i bën Kosovës”, theksoi Mustafa./arbresh.info
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...