Mustafa: Nuk kam pritur që në Uashington të marrim njohjen reciproke

21:20 | 10 Shtator 2020
Arbresh.info

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka pritur njohje reciproke nga takimi në Shtëpi të Bardhë ku u arrit Marrëveshja e Uashingtonit.

“Nuk kam pritur që në Uashington do të marrim njohjen reciproke”, ka thënë ai në T7.

“E di që ky është një proces më i gjatë dhe më i përpunuar pasi duhet të dimë çfarë do të vijë para marrëveshjes për njohje dhe çfarë pas. Në përgjithësi mendoj se marrëveshja është e mirë edhe në fushën e investimeve.“, shtoi ai.

“Edhe ndërtimi i rrugëve është një qëndrim i joni të cilin e kemi pasur edhe më parë. Kjo vjen nga Procesi i Berlinit dhe kur të aderojmë në Bashkimin Europian mund të kemi infrastrukturën e barabartë me vendet anëtare”, përfundoi ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme