Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa i frikësohet mundësisë së ftohjes së marrëdhënieve të Kosovës me shtetet mike.
Mustafa, thotë se s’ka tarifë as reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se si kryetar i LDK-së është deklaruar qartë për heqjen e pakusht të tarifës , ndërkaq çështja e reciprocitetit, sipas tij duket të dakordohet me SHBA dhe BE, varësisht nga sjellja e Serbisë.
“Jam në komunikim me Ambasadorin Grenell. E kam dërguar një zyrtar të lartë të LDK-së të bisedojë drejtpërdrejti me te, të informohet për takimin e fundit të Presidentit Thaçi dhe Vuqiç në Ëashington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së. Do të bashkëbisedojë me Kryeministrin Kurti, si partner i koalicionit, dhe si LDK në ditët në vijim do ti bëjmë të qarta veprimet të cilat e ruajnë partneritetin dhe miqësinë me SHBA-të”, tha Mustafa./arbresh.info
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate por edhe kritike. Deklarata e Senatorit Perdue flet qartë se ku jemi.
S’ka tarifë as reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor.
Si kryetar i LDK-së jam deklaruar qartë për heqjen e pakusht të tarifës , ndërkaq që reciprociteti të dakordohet me SHBA dhe BE, varësisht nga sjellja e Serbisë. Ky është qëndrimi dhe zëri i LDK-së.
Konsideroj se nuk ka zë të popullit në Kosovë që rrezikon dhe i vë në pikëpyetje relacionet me SHBA.
Jam në komunikim me Ambasadorin Grenell. E kam dërguar një zyrtar të lartë të LDK-së të bisedojë drejtpërdrejti me te, të informohet për takimin e fundit të Presidentit Thaçi dhe Vuqiç në Ëashington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së.
Do të bashkëbisedojë me Kryeministrin Kurti, si partner i koalicionit, dhe si LDK në ditët në vijim do ti bëjmë të qarta veprimet të cilat e ruajnë partneritetin dhe miqësinë me SHBA-të. IM
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike