Mustafa: Nuk janë ngrirë bisedimet me VV-në, çështja e presidentit është parimore për LDK-në

16:45 | 16 Dhjetor 2019
V. S.

Çështja e Presidentit është parimore për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kështu ka thënë para mediave Kryetari i L:DK-së, Isa Mustafa, pas takimit që ka zhvilluar më kryetarët e degëve të LDK-së.

Ndonëse nuk ka dashur të flas për emrin që LDK-ë do ta propozoj si kandidatë për Presidentë, Mustafa ka thënë se kërkon që edhe Vetëvendosja të ketë besim të LDK-ja.

“Ne po praktikojmë të njoftojmë kryetarët e degëve lidhur me ecurinë e bisedave që po i zhvillojmë me VV-në për koalicionin e mundshëm të qeverisë që të jemi së pari transparent para anëtarësisë sonë. meqenëse procesi i bisedimeve po vazhdon edhe më tutje dhe nuk është i ngurtë sepse çdo ulje në tavolinë është një mundësi për zgjidhje të përbashkëta. Jemi pajtuar për programin qeverisës dhe kanë mbetur edhe disa çështje, ne të vazhdojmë me mirëbesimin tonë në qoftëse ky mirëbesim do vazhdon kjo do shpërfaqet edhe në qeverinë e ardhshme edhe çështja e presidentit është një çështje parimore që duhet të ndodhë. Asnjë kërkesë personale nuk ka në këto biseda që i kemi bërë deri më tani. Sa i përket presidentit kur vjen koha organet e Ldk-së do ta bëjnë publik edhe propozimin për emrin, është problem vetëm që të kemi vullnet dhe besim që ta votojmë Z.Kurtin për kryeministër dhe të ja japim një përgjegjësi kaq të madhe dhe mos të dyshojmë sepse nëse dyshojmë punët nuk do shkojnë mirë, prandaj do të vazhdojmë të gjejmë zgjidhje, sot nuk kemi caktuar takim. Nuk do dëshirojmë të dalim të nxjerrim sekuenca nga takimet tona pasi që ato po keqpërdorën. Asnjë problem nuk është, nuk nënshkruhen senet pa u krye”, tha Mustafa./arbresh.info/

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1259906450872544/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme