Mustafa: Nuk jam i hidhëruar me Albinin, do të takohemi nesër

18:33 | 7 Janar 2020
Arbresh.info

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas tre orësh takim me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, ka dalë nga hapësirat e Kuvendit.

Në përgjigjen e tij dhënë për mediave, Mustafa shkurtimisht ka lënë të kuptohet se nuk është arritur marrëveshje mes dy partive, shkruan arbresh.info

Ai ka shtuar se nuk janë të hidhëruar me Kurtin dhe se do të takohen nesër.

“S’jemi kanë idhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, ka thënë shkurt Mustafa./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme