Google ADS

Mustafa: Nuk i kemi numrat për rrëzim të Qeverisë, PSD është pozitë

16:50 | 20 Mars 2019
Arbresh.info

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk kanë votat e mjaftueshme për të rrëzuar Qeverinë.

“Nuk i kemi numrat sepse nëse i kishim pas kishim shkuar në zgjedhje. 25 vota të LDK-së i kemi edhe VV ka thënë se i ka numrat PSD që është në opozitë në fakt është në pozitë sepse po i voton të gjitha ligjet  pozitës”, ka thënë ai.

Mustafa ka shtuar gjithashtu se PSD me veprimet e saj është në pozitë.

“Ata po bëjnë propagandë të ulët, nuk e di si nuk po e shohin vehten në pasqyre, çdo ditë bashkëpunojnë në Kuvendin, Qeverinë e Presidentin e të thonë se janë në opozitë. Edhe komunën  Prishtinës e kanë bërë xhepa të partive politike, kohët e fundit në kompaninë “Pastrimi” janë punësuar e janë njerëz të afër me AAK-në pra AAK-së as nuk po e pyet më Shpend Ahmetin se ja kanë marrë një pjesë të organizate komunale”, ka shtuar ai.

Ndërsa koalicionin aktual qeverisës e ka quajtur të dëmshëm dhe të rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Ndryshe në këtë konferencë të mbajtur për medie Mustafa ka folur edhe për zgjedhjet brenda LDK-së. I pyetur nëse do të rikandidkoj përb pozitën e të parit në LDK-së ai ka thënë se është herët të flitet njësoj si edhe për publikimin e kandidatëve të tjerë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme