Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi familjen Mehmedi, dhe të gjithë gazetarët e Kosovës pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të shquar, Qani Mehmedi.
“Me dhimbje dhe pikëllim e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Qani Mehmedit, gazetar dhe publicist i shquar i medias shqiptare.
Me punën e tij shumëvjeçare në televizion, në radio dhe në mediat e shtypura në Kosovë dhe më gjerë në botën shqiptare, Qani Mehmedi dha kontribut të madh për informimin e drejtë, për mendimin e lirë si dhe për zhvillimet politike e demokratike”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa.
Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij personal, kryeministri Mustafa theksoi se vdekja e Qani Mehmedit është humbje e madhe për familjen, për kolegët dhe për gazetarinë e publicistikën shqiptare.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë