Google ADS

Mustafa ngushëllon familjen Kryeziu, e cilëson një humbje të madhe për të gjithë vdekjen e Albës

16:56 | 15 Maj 2020
Arbresh.info

Kreu i LDK-së ka reaguar për vdekjen e papritur të vajzës 22-vjeçe të Fadil Kryeziut, veprimtari i kësaj partie.

Isa Mustafa është shprehur i pikëlluar dhe i prekur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Albës, shkruan portali arbresh.info.

I pari i LDK-së thotë se ndan dhimbjen me familjen Kryeziu, e cila ishte një e re e përkushtuar për dije dhe përparim.

“Me preku thellë lajmi për ndarjen nga jeta e vajzës së Fadil Kryeziut, veprimtar shumëvjeçar dhe themelues i degës së LDK-së në Prizren.

“E ndaj dhembjen me familjen Kryeziu, për humbjen e vajzës së tyre të çmuar, Albës 22 vjeçe, studente në Gjermani.

“Ndarja e hershme nga jeta e Alba Kryeziut, një të reje të përkushtuar për dije dhe prosperim, është një humbje e madhe jo vetëm për rrethin familjar por për të gjithë ne.

“Ngushëlloj edhe degën e LDK-së në Prizren, miqtë dhe kolegët e Albës dhe familjes së Fadil Kryeziut”, shkruan Mustafa./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme