Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa i ka shprehur ngushëllime familjes së akademikut Mehmet Kraja për vdekjen e hershme të vajzës së tyre, Arzana Kraja.
Ndër të tjera, Mustafa shkruan se Kraja ishte një regjisore e re, e cila vdiq në kulmin e promovimit të vlerave kulturore të Kosovës.
“Arzanja u nda nga jeta në kulmin e promovimit të vlerave tona kulturore si pjesëtare e një brezi të ri e shumë të suksesshëm të Kosovës”, ka shkruar Mustafa.
Ndrsyhe, Arzana Kraja, regjisore e njohur kosovare, u gjet pa shenja jete sot në banesën e saj në Prishtinë në lagjen “Emshir”.
Ende nuk dihen shkaktarët e vdekjes së saj, derisa policia ka thënë për Indeksonlinen se Instituti i Mjekësisë Ligjore po e kryen ekzaminimet.
Kraja njihet si një nga regjisoret më të suksesshme të vendit tonë, fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare./arbresh.info
Statusi i plotë:
E nderuara familje Kraja
Me dhimbje te madhe dëgjuam lajmin për ndarjen nga jeta të vajzës tuaj, regjisores tonë të re e të mirënjohur, Arzana Kraja.
Arzanja u nda nga jeta në kulmin e promovimit të vlerave tona kulturore si pjesëtare e një brezi të ri e shumë të suksesshëm të Kosovës.
Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës juve si dhe bashkëpunëtorëve të Arzanës dhe komunitetit kulturor të Kosovës ju shprehi ngushëllimet më të thella. Isa Mustafa
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...