Google ADS

Mustafa: Nga shtatori filloristët e Luginës do të përdorin të njëjtat tekste mësimore si në Tiranë

21:37 | 22 Maj 2020
Arbresh.info

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka bërë të ditur se nga shtatori filloristët e Luginës do të përdorin të njëjtat tekste mësimore si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë.

Kështu ka bërë të ditur Mustafa përmes një postimi në Facebook.

“Bashkë e bëmë të mundur, të pamundurën. Arsimi në Luginë të trajtohet si çështje e madhe vlerash të përqendruar tek cilësia. Sot është publikuar katalogu i teksteve mësimore në gjuhën shqipe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik. Numri është rritur në 35 komplete të teksteve mësimore nga Shqipëria prej 61 teksteve të listuar. + 8 komplete të teksteve ‘gjuha serbe si gjuhë jo anëtare’ me zotimin se edhe tekstet mësimore për klasën e katërt dhe të tetë aprovohen me implementimin e reformës për këto klasë. Përveç, teksteve për lëndën e Historisë dhe Gjeografisë përmbyllet cikli i sigurimit të teksteve mësimore për shkollat fillore”, ka shkruar ai.

Mustafa ka thënë se ende ka punë e angazhim, dhe se tani do të fokusohen të tekstet mësimore për shkollat e mesme.

“Megjithatë, radhën tashmë të fokusimit e kanë tekstet mësimore për shkollat e mesme. Faleminderit me mirënjohje të thellë Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë të Shqipërisë, në veçanti ministres Besa Shahini. Faleminderit për mirëkuptim nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë. Faleminderit shtëpisë botuese ‘Albas’ në Preshevë! Faleminderit me konsideratë të lartë për Misionin e OSBE-së dhe ambasadorët e Quintit si dhe ambasadorët e grupit jo formal “Miqtë e Luginës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme