Ish-komandanti i UÇK-së i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, ka deklaruar gjithçka që po ndodhë me ish-eprorë të kësaj ushtrie në raport me Gjykatën Speciale, do të kalojë pa asnjë pasojë, sepse sipas tij ato gjykime e akuza do të dështojnë ende pa nisur.
“Të gjitha propagandat që i ka bërë shërbimi i Serbisë, shpejt do të marrin fund, sepse UÇK-ja nuk ka pasur platformë e as mision për të bërë krime”, ka deklaruar ai.
Duke folur për përvojen që ka pasur në intervistim në Gjykatën Speciale, ai tha se gjithçka me çka është përballur atje ka qenë propagandë e ndrytë e Serbisë.
Remi deklaroi se UÇK-ja edhe po të donte nuk ka pasur kapacitete për të planifikuar për ta lënduar apo cenuar të drejtën ndërkombëtare.
Ai tha se UÇK-ja në fund të shekullit të kaluar, ka prishur shumë plane zhvillimore jo vetëm të Serbisë po edhe të aleatëve të saj që i kishin për rajonin tonë.
“Zëri më i mirë se qytetërimi në Ballkan ka qenë i rrezikuar ka qenë ai i UÇK-së”, ka deklaruar Mustafa, në RTK.
Ai ka ndarë përvoja edhe nga koha kur kishte kontakte me familjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe për organizimin që bëhej nga celulat e para të UÇK-së.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...